Kaja Kallas vlerëson Shqipërinë: Ka bërë hapa të mëdhenj, do të vazhdojmë më zgjerimin

Zgjerimi i unionit dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor ishte një nga tre çështjet kryesore të takimit të ministrave të jashtëm të bashkimit europian sot në Luxemburg.

Shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas nënvizoi progresin që Shqipëria dhe Mali I I zi kanë bërë në veçanti.

“Procesi i zgjerimit është tejet i rëndësishëm dhe ne duhet të vazhdojmë përpara me këtë projekt. Shikojmë Shqipërinë dhe Malin e Zi që po bëjnë hapa të mëdhenj dhe reforma shumë të mira dhe shpresojmë që shpejt të shikojmë sukses”, u shpreh Kallas.

E Pyetur nga gazetarët nëse duhet të shqetësohemi për tensionet në rritje për shkak të situatës gjeopolitike në rajon, Kallas tha se zgjidhja më e mirë është integrimi I të gjitha vendeve në BE.

“Në Ballkanin Perëndimor në gjithnjë duhet të shqetësohemi për tensionet në rritje dhe prandaj duhet të punojmë për ti ulur ato. Unë mendoj që mënra më e mirë për të vepruar në rajon është që ti kemi të gjithë pjesë të Bashkimit europian”, tha Kallas.

Kryediplomatja europiane foli për krizën institucionale në Bosnjë e Hercegovinë si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Për të dyja rastet tha se qëllimi përfundimtar është integrimi në bllok.

Marketing