Kalifornia do të mund të ndahet në tre shtete

Votuesit në Kaliforni përmes referendumit do të vendosin nëse shteti i tyre do të ndahet në tre. Një përpjekje e një sipërmarrësi miliarder mund ta ndajë Kaliforninë në tre shtete të veçantë nëse kështu vendoset në nëntorin e këtij viti nga qytetarët. Nëse Iniciativa Cal-3, e Tim Draper merr shumicën e votave, do të shkaktonte një proces të gjatë për të ndarë Kaliforni në shtetet veriore, jugore dhe qendrore. Draper kishte bërë fushatë pa sukses për gjashtë vjet, fillimisht me një plan për të ndarë shtetin në gjashtë rajone të reja.

Marketing

Është hera e parë në 150 vjet që kjo zgjedhje është në fletëvotimin e shtetit.Nëse propozimi bëhet realitet, do të ishte ndarja e parë e një shteti, që kur Virxhinia Perëndimore u nda nga Virxhinia në 1863.Sipas një memorandumi të paraqitur të martën nga Sekretari i Shtetit i Kalifornisë, Draper mblodhi më shumë se 402,468 nënshkrime nëpër qarqet e shtetit për propozimin. Cal-3 synon të thyejë Kaliforni në tri shtete të reja: Kalifornia Veriore, Kalifornia e Jugut dhe Kalifornia.

Shteti i ri Kaliforni do të përqendrohet rreth Los Anxhelosit deri në Monterey County.Kalifornia Veriore do të përfshinte Zonën e Gjirit dhe Sacramento. E ajo jugore do të shtrihej nga San Diego në Fresno.

Marketing