Kalifornia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kalifornia jugore në SHBA, u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit, por zyrtarët thanë se kishte vetëm lëndime të lehta të disa personave, dhe disa dëmtime të objekteve.

Marketing

Epiqendra e dridhjeve ishte afër qytetit të Ridgecrest, rreth 240 km në verilindje të Los Anxhelosit.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që goditi Kaliforninë, në 20 vjetët e fundit.

Zjarrfikësit thanë se po siguronin ndihmë, dhe po përballeshin me zjarre, brenda dhe përreth qytetit.

Kryebashkiaku i qytetit, Peggy Breeden, i tha CNN-it, se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në Twitter se situata është nën kontroll.

“Jam plotësisht i informuar mbi tërmetin në Kaliforni të Jugut. Të gjitha duket se janë nën kontroll!”, shkroi Trump.

Tërmeti ishte më i madhi në Kaliforni të Jugut që nga viti 1999, kur tërmeti Hector Mine me magnitudë 7.1 goditi bazën e Trupave Detare Twentynine Palms.