Zëdhënës i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın kritikoi “politikën e refuzimit” të ndjekur nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kundër migrantëve në det, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kalın në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se kjo çështje nuk është në krye të rendit të ditës.
“Të paktën 2.000 njerëz kanë vdekur si rezultat i refuzimit të vendeve anëtare të BE-së për migrantët në det gjatë pandemisë. Ky lajm nuk do të jetë në krye të axhendës në mediat evropiane. Me çdo vdekje të panevojshme, njerëzimi vdes”, tha Kalın