Kalishti, fshati turistik i Strugës po zbrazet, vetëm tre nxënës në klasë të parë

Kalishti, fshati më i bukur turistik i Strugës si pasojë e ikjes me të madhe të rinisë së këtij fshati piktoresk, numri i nxënësve fillorist sa vjen dhe bien me të madhe, shkruan Struga Ekspres.

Marketing

Sipas burimeve të shkollës fillore të qytetit të Strugës, “Vëllezërit Milladinov”, mësohet se 77 nxënës shqiptar u ulën për herë të parë në bankat shkollore, 64 maqedonas,10 turq.

Kurse Kalishti,fshati shqiptar turistik ka vetëm 3 nxënës të klasës së parë.

Ulet numri i nxënësve filloristë edhe në shkollat e tjera

Viti i ri shkollorë në disa shkolla të fshatrave të Strugës do të fillojë edhe me nga dy nxënës të regjistruar në klasën e parë. Më kritike është në fshatrat Belicë e Poshtme, Poum dhe Xhepin. Thuajse në çdo vendbanim të zonës së Strugës ka rënie të numrit të nxënësve në klasën e parë, krahasuar me vitin e kaluar. Në të gjitha pesë shkollat që janë nën juridiksionin e shkollës fillore “Nuri Mazari” në Dollogozhdë, ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve në të gjitha nëntë klasat. Ky numër është për 18% më i ulët se në vitin e kaluar, transmeton Alsat-M.

Në Oktisi situata është sikur edhe vitin e shkuar, por në Belicë të Poshtme numri i fëmijëve që duhet të regjistrohen në klasë të parë është vetëm dy dhe ata do të mësojnë në paralele të kombinuara. Personalisht unë dhe strukturat e fshatit Belicë e Poshtme u angazhuam, e formuam shkollën dhe numri i fëmijëve ishte 140 ndërsa për momentin ky numër është përgjysmuar. Konsideroj që strukturat e komunës dhe më gjerë do të angazhohen që ta përmirësojnë gjendjen që të rinjtë të mbeten në vendlindje dhe të ndalojmë migrimin”- tha Mustafa Kaliqi, drejtor i SH.F “Edinstvo”- Oktisi.

Zini Jusufi, drejtor i shkollës “Ekrem Jakupi” në Koroshishtë për Alsat tha se në këtë shkollë vitin shkollor do ta fillojnë vetëm 12 filloristë, për dallim nga viti i shkuar kur numri ishte 18. Në fshatin Frangovë numri është 12 ndërsa vitin e shkuar 15.

Edhe në shkollën e fshatit Llabunishtë ka rënie të numrit të filloristëve. Këtë vit janë regjistruar 128 nxënës në klasë të parë, për dallim nga viti i shkuar kur ky numër ishte 132. Këshilli i komunës sot mori vendim për paralelet me numër më të vogël të nxënësve, nga minimumi i vërtetuar me ligj. Në çdo shkollë ka disa paralele të tilla ndërsa gjithashtu ekzistojnë edhe disa paralele të kombinuara.

Marketing