Kallëzim i çuditshëm në policinë shqiptare: Më ka humbur arma…

Një kallëzim i çuditshëm është bërë në Policinë e Kavajës, nga një 30-vjeçar. Ai ka denoncuar se i kanë vjedhur në shtëpi armën e gjahut.

Marketing

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se, B. C., vjeç 30, banues në Kavajë, ka bërë kallëzim se në banesë, i ka humbur arma e gjahut të cilën e mbante me leje, njoftojnë mediat shqiptare.

Komisariati i Policisë Kavajë:
Më datë 15. 11. 2018, shtetasi B. C., vjeç 30, banues në Kavajë, ka bërë kallëzim se në banesë, i ka humbur arma e gjahut të cilën e mbante me leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për vlerësim.