Kallëzim penal kundër burrit që vrau gruan e tij në Reçicë të Vogël

Kallëzim penal është ngritur kundër burrit nga Reçica e Vogël i akuzuar për vrasje të bashkëshortes së tij.

Marketing

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër 53 vjeçarit A.K, për shkak të dyshimit se ka kryer tre vepra penale: “vrasje”, “vrasje në tentim” dhe “posedim dhe trafikim të palejuar të armës dhe materialeve shpërthyese”.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në periudhën mes orës 22:00 dhe 23:00 në Reçicë të Vogël.

I dyshuari A.K, me revole të cilën e ka poseduar pa leje e ka vrarë bashkëshorten e tij H.K (52) dhe ka tentuar të ekzekutojë personin R.Xh (50) nga Reçica e Vogël.

Pesëdhjetë e tre vjeçari A.K sot do të nxirret para gjykatësit hetues në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë