Kallëzim penal kundër personave për faIsifikim apo asgjësim të librave afaristë!

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike kallëzim penal kundër tre personave fizik si dhe dy personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale falsifikimi apo asgjësimi i librave afarist.

Marketing

Sipas njoftimeve të Policisë Financiare, i pandehuri i parë, në cilësinë e zyrtarit në Byronë e Metrologjisë, ka përgatitur tabela për kapacitetin e rezervuarit në pronësi të personit juridik të të pandehurit të katërt, në të cilat ka futur të dhëna të rreme, duke falsifikuar një dokument zyrtar.

Policia Financiare

“Duke futur të dhëna të rreme në dokumentet zyrtare që ka përgatitur, i pandehuri i parë i ka mundësuar të pandehurit të dytë përdorimin e këtyre dokumenteve false në procedurën e mëvonshme për rritjen e kapacitetit të magazinës së derivateve të naftës, e cila ishte e nevojshme për vazhdimin e licencës për kryerjen e energjisë”.

 

Në njoftimin e Policisë Financiare theksohet se i pandehuri i dytë, në cilësinë e menaxherit të Shoqërisë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime TRITEROL PETROL DOOEL Shkup, në dhjetor të vitit 2022 ka përgatitur dokumente me përmbajtje të rreme, nga ku siç theksuan ata, për kinse blerjen e cisternave të derivateve të naftës, i ndihmuar nga i pandehuri i tretë, dhe i ka përdorur në veprime juridike në atë mënyrë që përmes personit të pestë LTA Petrol Service DOOEL Shkup i kanë dorëzuar për verifikim në Byronë e Metrologjisë.