Në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili evidenton vepra penale më karakteristike dhe publikohet çdo ditë, për datën 25.07.2024, diku në pozitën e 20-të në dokument, thuhet se dyshohet një 39-vjeçar nga Kërçova për veprën penale të “pengimit të drejtësisë”, e kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare, raporton televizioni Telma.
Në fakt pas inicialeve K.B. fshihet emri i një ministri në detyrë gjatë asaj periudhe.
Ministria e Brendshme nuk bëri me dije se për këtë vepër serioze të kryer ndaj një shefi policie po procedojnë një ish-funksionar të lartë, pra një ministër.
Tri ditë më vonë u zbulua se i dyshuari është ish-ministri Kreshnik Bekteshi.
Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sipas policisë i ka dërguar mesazhe shefit të policisë nga Ohri, që kanë të bëjnë me aktivitetet policore pas dyshimeve të raportuara për parregullsi zgjedhore. Policia ka kontrolluar akuzat për keqpërdorim të të dhënave personale, pra për mbledhjen e të dhënave nga votuesit kurse kryeshefi i policisë ka marrë një mesazh nga ministri Bekteshi.
Tre muaj e gjysmë më vonë, Ministria e Brendshme bën kallëzim penal ndaj Bekteshit për një vepër të rëndë për të cilin dënimi minimal është 1 vit burg, kurse ai maksimal, në varësi të peshës së veprës dhe pasojave, mund të jetë deri në 5, 10 ose më shumë vite burg apo edhe burgim të përjetshëm (në rast se ka viktima për shkak të pengimit të drejtësisë). TV Telma