Kallëzim penal ndaj Jakimovskit për ndërtim joligjor

Ish-kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, ka marrë kallëzim të dytë penal për ndërtimin e paligjshëm të ndërtesës komunale. Përveç Jakimovskit, Policia Financiare ngriti kallëzim penal për ndërtim të paligjshëm kundër kompanive “Karapançevski” nga Shkupi dhe “Alkonproekt” nga Tetova.

Marketing

Gjithashtu kërkohet përgjegjësi për dy punonjës në këto kompani. Këto dyshime kanë të bëjnë me çmontimin e dy barakave të vjetra komunale dhe vendosjen e tyre të sërishme në oborrin e shkollës fillore Lazo Tërpevski.

Në vend të parandalimit të ndërtimeve pa leje, Kryetari i Komunës Karposh ka lejuar që objekti ku është vendosur administrata komunale, të ndërtohet pa leje dhe pa dokumentacionin e duhur arkitektonik – urbanistik.”, thonë nga Policia Financiare.

Nga Policia Financiare thonë se Komuna e Karposhit si investues në vitin 2012 dhe 2013, në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe dokumentacionin e duhur urban, ka ndërtuar dy baraka për administratën komunale. Pastaj Jakimovski ka dorëzuar kërkesë për legalizim, por në bazë të ligjit për ndërtime pa leje, barakat nuk mund të jenë subjekt i legalizimit, për shkak se janë ndërtuar pas hyrjes së ligjit në fuqi.

Një inxhinier në kompaninë “Karapançevski” ka kryer monitorim të çmontimit dhe ndërtimit të barakave, dhe ndonëse pa leje ndërtimi, ai ka nënshkruar një ditar ndërtimi, libër dhe një situatë të përkohshme, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare.

I denoncuari i tretë, i cili ishte punonjës i “Alkonproektit” nga Tetova, ishte i detyruar të kryejë punët ndërtimore në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin e rishikuar bazë dhe të ndërtimit. Por, në kundërshtim me Ligjin e Ndërtimit, ka filluar aktivitetet ndërtimore të objektit pa miratimin për ndërtim dhe i ka kompletuar plotësisht barakat komunale.
Dy javë më parë, Policia Financiare paraqiti kallëzim penal kundër Jakimovskit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tjerë për shpërdorim të pozitës zyrtare në zbatimin e dy tenderëve në komunë. Gjykata vendosi masa parandaluese kundër ish kryetarit të komunës dhe ia mori pasaportën.

Marketing