Kallëzim penal për ish ministrin e kulturës, ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 500 mijë euro

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë kundër ish-ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, përcjell TV21. Kjo për shkak se ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me çka dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi gjysmë milioni euro.

Marketing

“I denoncuari H.I në cilësinë e personit zyrtar – ministër i Ministrisë së Kulturës, e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij me moskryerje të detyrës së tij zyrtare në mënyrën që në periudhën nga 27.06.2019 deri më 30.08.2020, në ditën 24.07.2020, ka vepruar në mënyrë jo të denjë që ka nënshkruar vendime dhe ka lidhur kontrata me persona fizikë dhe juridikë për financim të projektit në vlerë të përgjithshme prej 31.824.000 denarëve, edhe pse ka qenë koshient se me ribalancin e kryer të buxhetit nga ana e Qeverisë së RMV të shpallur në Gazetën Zyrtare nr. 126 nga 15.05.2020, mungojnë mjetet financiare për detyrimet tashmë të ndërmarra lidhur me konkurset vjetore për financimin e projekteve”, sqarohet në komunikatën e Policisë Financiare.

Marketing