Kallëzim penal për policët që pranuan ryshfet prej 3.000 denarëve

Sektori për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së ka parashtruar kallëzim penal ndaj dy policëve me iniciale S.D. dhe H.S. për marrje të ryshfetit. Nga MPB shtojnë se policët në fjalë janë të punësuar në SPB- Veles.

Marketing

“Me 16 qershor 2023, zyrtarët policorë nga një person kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet në shumë prej 3.000 denarë, për të mos sanksionuar kundërvajtje në komunikacion. Ndaj punonjësve policorë do të iniciohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, të njëjtit do të suspendohen nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thonë nga MPB.

Marketing