Kallëzim penal për ryshfet kundër një mbikëqyrësi në burgun e Shtipit

Kallëzim penal kundër një mbikëqyrësi në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese në Shtip për “marrje ryshfet” ngriti Sektori për punë të brendshme Shtip deri te Prokuroria publike Shtip.

Marketing

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, i denoncuari B.B. (30) nga Shtipi i punësuar si person zyrtar mbikëqyrës në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese Shtip gjatë muajit shtator sivjet nga person i dënuar ka kërkuar mjete financiare në vlerë prej 150 euro që të fusë një celular privat për një person të dënuar edhe pse nga ana e drejtorit të Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese Shtip ka pasur Urdhër me të cilin rreptësisht ndalohet futja dhe përdorimi i celularëve nga ana e personave të dënuar.

Personi i dënuar ka denoncuar tek drejtori se B.B. çdo ditë ka kryer presione ndaj tij që t’i sjellë prodhime të ndryshme dhe t’i japë mjete financiare, me ç’rast rasti është paraqitur në MPB. Dje i denoncuari ka marrë 150 euro nga personi i dënuar, bankënota të cilat paraprakisht kanë qenë të përpunuara në mënyrë krim teknike, me ç’rast menjëherë është privuar nga liria.

Gjykatësi i procedurës paraprake B.B. i ka shqiptuar masë paraburgim nga 30 ditë. Kundër tij është dorëzuar kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “Marrje të ryshfetit” e ndëshkueshme sipas nenit 357 paragrafi 1 nga KP i RM-së.

Marketing