Kallëzim penal për tre policë në lidhje me incidentin me presidenten e Kosovës!

“I raportuari S.S. më 01.08.2024. rreth orës 10:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka mbërritur në parkingun para sallonit të VIP-ave me një automjet me “flesher”, ka zbritur nga automjeti dhe e ka hequr armën nga brezi, e ka repetuar dhe e ka futur sërish në brez. ndërsa policit nga Aeroporti i Shkupit, i cili ishte duke kryer detyrat e punës para derës së sallonit të VIP-ave, iu drejtua me ton të lartë, e shtyu me të dyja duart dhe duke e kërcënuar e ka penguar punonjësin e policisë si zyrtar në kryerjen e veprimeve të tij zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kallëzim penal është parashtruar edhe ndaj dy policëve të tjerë.

“Më pas, së bashku me dy policë të tjerë të Departamentit për Siguri të Personave, ai hyri në sallonin e VIP-ave dhe duke u futur në dhomat ku nuk kishte autorizim për lëvizje dhe qëndrim, punonjësve të pranishëm të TAV-Shkup, policëve të kufirit, policëve nga Departamenti për Mbrojtjen e Personave dhe objekteve të caktuara, ai filloi t’i kërcënojë me jetë, duke kërkuar që të shoqëronte presidenten me automjet deri në avion”, thonë mes tjerash nga MPB.

Marketing