Kallëzime penale për 22 hotelierë në vende turistike

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut për fundjavë kanë parashtruar 22 kallëzime penale për mosrespektim të masave qeveritare nga ana e objekteve të kategorizuara dhe objekte hotelerike.

Marketing

Tetë kallëzime penale janë parashtruar në Ohër, katër në Strugë, pesë në Manastir, tre në Dojran dhe nga një kallëzim penal në Ponikvë dhe Mavrovë.

“Bëhet fjalë për kallëzime penale të parashtruara për shkak të shkeljes së ndalesës për akomodim të personave në objekte të kategorizuara, ndërsa vetëm një kallëzim është për tejkalim të orarit të punës dhe dy kallëzime penale për shkeljen e Protokollit 8 (më shumë mysafirë në tarraca, mosrespektim të distancës apo mysafirëve në pjesën e brendshme të objekteve)”, deklaroi sot në Ohër, Meri Proja Prodanovska e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Kur bëhet fjalë për akomodim të palejuar të mysafirëve në Ohër, për fundjavë inspektorët kanë hasur vetëm katër raste të tilla. Kontrollohen jashtëzakonisht objektet e kategorizuara gjegjësisht pronarët e paraqitur, ato subjekte të cilët realizojnë të ardhura nga akomodimi i turistëve.

Ajo theksoi se krahasuar me ditët e para të lehtësimit të masave, operatorët ekonomikë në përgjithësi i respektojnë masat, ndalesat dhe rekomandimet për punë, gjegjësisht u përmbahen protokolleve të përcaktuara për punë.

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut mbesin në terren ku vazhdimisht do të zbatojnë kontrolle të objekteve hotelerike dhe akomoduese në të gjithë territorin e shtetit.