Kallëzime penale për 23 persona që protestuan në Hasanbeg

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë identifikuar 23 persona të cilët të hënën e kaluar protestuan në Hasanbeg të Shkupit gjatë orës policore.

Marketing

“Deri më tani, përveç tre personave që janë arrestuar fillimisht dhe për të cilët menjëherë janë ngritur kallëzime penale, pas veprimeve operative, janë identifikuar edhe 23 persona të tjerë. Ata janë thirrur në stacion policor ku është zhvilluar bisedë informative dhe nga ku është përgatitur dokumentacioni i duhur. Pas kompletimit të plotë të dokumentacionit, janë përgatitur kallëzime penale kundër 23 personave për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal dhe të njëjtat janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike”, thonë nga MPB.

Për të zbardhur plotësisht rastin, Ministria e Brendshme po vazhdon të ndërmarrë masa dhe aktivitete me qëllim të identifikimit të pjesëmarrësve të tjerë.

Marketing