‘Kalliri i Mirësisë’ ndërmjetësues i donacionit amerikan prej 1.5 milion dollarë për pesë spitale

Mjete mjekësore në vlerë prej 1.5 milion dollarësh amerikan u dhuruan sot për pesë institucione shëndetësore në Maqedoni. Sipas nevojave këto mjete u destinuan në Spitalin e specializuar për Gjinekologji në Çair, Spitali për sëmundje kirurgjike Shën Naumi Ohridski në Shkup, Spitalin psikiatrik në Shkup, Klinikën universitare për kirurgji digjestive, Shkup dhe Spitalin e përgjithshëm në Strugë.

Marketing

Drejtori i Spitalit të Çairit u shpreh mirënjohës dhe tha se këto mjete do të përdoren në përmirësimin e kushteve të pacientëve. Mjetet prej 1.5 milion dollarë amerikan i dhuron organizata Globus Relief me seli në SHBA, nëpërmjet organizatës humanitare “Kalliri i Mirësisë” në Maqedoni.

‘’Shpresojmë thellë që ky donacion që po I dhurohet sot në mënyrë solemne institucioneve shëndetësore do të ndikon dhe do të ndihmon nën përmirësimin dhe ngritjen e shërbimeve shëndetësore, që I ofrojnë këto institucione në favor të pacientëve dhe popullatës tonë në përgjithësi’’, tha Rufat Sherifi nga Organizata ‘’Kalliri I Mirësisë’’.