“Kalliri i Mirësisë” ndihmon familjet në nevojë

O. H. “Kalliri i Mirësisë” vazhdon me realizimin e projektit humanitar për muajin e bekuar të Ramazanit.

Marketing

Si çdo vit, edhe sivjet kjo organizatë në bashkëpunim me Organizatën humanitare “Islamic Relief” – Shqipëri, shpërndan 2500 pako ushqimore për rastet sociale.

“Për hir të ndihmave dhe përkrahjes dhe nevojës që ka popullata, O. H. “Kalliri i Mirësisë” ka planifikuar që të realizojë disa aktivitete, në mesin e këtyre janë edhe shpërndarja e pakove ushqimore. Shpresojmë që vetëm nga zyrat qendrore të Kallirit të Mirësisë këtu në Shkup do të bëhet shpërndarja e afër 2500 pakove duke i dedikuar edhe vende të tjera të cilat do t’i përmendi. Po ashtu është paraparë edhe realizimi i iftareve kolektive në të cilat prezantojnë shtresa të ndryshme të popullatës për të cilat do të flasim dhe krejt në fund do të bëhet edhe shpërndarja e veshmbathjes për fëmijët jetimë dhe nevojtarët në vendin tonë”,- deklaroi kryetari i O. H. “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi.

Organizata i bën apel gjithë bamirësve që të tregojnë bujari dhe solidaritet dhe të mbështesin projektet humanitare me të cilat do t’ju mundësohej shtresave të varfra që të kenë një jetë si gjithë të tjerët.

Marketing