Organizata humanitare “Kalliri i mirësisë” sot ka dhuruar ndihmë për spitalin e Kërçovës dhe për Dhomën shëndetësore në vlerë prej 50.000 dollarë amerikanë. Ndihma kryesisht është në materiale mjekësore për nevojat e këtyre institucioneve shëndetësore.
Pas pranim-dorëzimit, kryetari i “Kallirit të mirësisë”, Rufat Sherifi theksoi se donacioni ka arritur nga organizata “Islamik relef” me seli në Britaninë e Madhe, por materiali mjekësor është nga SHBA-ja.
“Ndihma shpresojmë do të jetë në ndihmë për ata që kanë nevojë”, ka thënë Sherifi.
Falënderim në emër të institucioneve shëndetësore shprehu drejtori i Shtëpisë shëndetësore, Xhabir Bajrami sipas të cilit ndihma është e mirëseardhur dhe do të ndihmojë shumë në punën e përditshme.