Kaloi ilegalisht kufirin, policia kosovare ndalon shtetasin e Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se me veturën e tij ka kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë.

Marketing

Siç njofton PK, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në gjykatën për kundërvajtje në procedurë të shpejt.

“Fsh. Zlakuqan, Gjilan 09.12.2020-16:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se me veturën e tij ka kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni V.-Kosovë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në gjykatën për kundërvajtje në procedurë të shpejt”, thuhet në raport.

Marketing