Kalon mocioni i VV-së, buxheti votohet sonte në dy lexime

Me 64 vota për, është votuar mocioni i Vetëvendosjes që buxheti i Kosovës të votohet në dy lexime gjatë ditës së sotme.

Marketing

Urgjenca ka të bëj lidhur me situatën e fundit të krijuar me përhapjen e koronavirusit.

Deputetë të pozitës kanë thënë se pa miratimin e buxhetit, nuk mund të shpenzohen as mjetet e ndara për luftën kundër koronavirusit.

Në vazhdim të seancës pritet të votohet buxheti në dy lexime.

Ndërkaq kjo nuk është përkrahur nga deputetë të opozitës.