Kaltrina Zekolli Shaqiri mori zyrtarisht detyrën si zëvendësministre në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve

Ju njoftojmë se znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si zëvendësministre në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Që në marrjen e detyrës zv/ministrja shprehu përkushtimin e saj të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjeve në vendin tonë.

Marketing

‘Jam e nderuar të marr këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe premtoj se do të punoj për të mirën e qytetarëve tanë’ theksoi znj. Zekolli Shaqiri. ‘Kontributi im si zëvendësministre do të jetë i rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e projekteve që do të sjellin përfitime të prekshme për të gjithë’.

Zëvendësministrja ka shprehur vendosmërinë për t’i përmbushur detyrat e saj me efikasitet, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin si dhe të gjitha palët e interesuara për t’i arritur objektivat e përbashkëta.