Manchester City të dielën zhvillon ndeshjen e radhës në Premierligë kundër Bournemouth, dhe kjo ndeshje do të jetë veçanërisht e rëndësishme për David Silvan.
Për mesfushorin 33 vjeçar do të jetë ndeshja e 400 jubilare në elitën e futbollit anglez.
Silva ishte pjesë e Valencuias nga viti 2004 deri në vitin 2010, ndërsa te Manchester City është transferuar nëntë vjet më parë.
33 vjeçari e ka vendosur veten si një nga mesfushorët më të mirë të epokës së tij, duke qenë lojtari kryesor i Man City gjatë këtyre viteve, dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Guardiolas, i cili edhe e ka pranuar se nëntë vjet më parë nuk ka besuar se Silva do të ketë sukses në futbollin anglez.
“Për fat të mirë, unë kam qenë plotësisht gabim kur mendova se ai nuk do ia dilte në Angli”, ka deklaruar Guardiola.
“Ai është një nga lojtarët më inteligjent që kam parë ndonjëherë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë kur bëhet fjalë për administrimin në hapësira të vogla”.