‘Kam harruar kohën kur mund të më vardiset dikush’ ! Bleona ka një mesazh për njeriun që do i ‘rrëmbej’ zemrën

Këngëtarja Bleona Qereti është prej kohësh single, madje kohët e fundit ka lënë të kuptohet se është në kërkim të dashurisë.

Marketing

Por ajo ka një mesazh për atë që do i rrëmbjë zemrën dhe këtë e tha në emisionin ‘Why not’.

Kam vetëm një mesazh për t’i thënë. Nqs ti dëshiron që unë të jem ëngjëll, atëherë më krijo parajsën sepse ëngjëjt nuk jetojnë në ferr”, tha Bleona gjatë intervistës.

Ndërsa për jetën në Amerikë, ka zbuluar se nuk ekzistojnë ngacmimet si në Shqipëri dhe kjo gjë duket se i mungon paksa.

“Mua më ka marrë malli të më vardiset dikush sepse e kam harruar kohën kur mund të më vardiset dikush”, përfundoi Bleona.

Këngëtarja mori edhe një vendim të madh për vitin që vjen:

“Duke qenë që kemi vitin e Ri 2019 përpara, kam marrë një vendim që do dal vetëm e veshur.”