Kamberi siguron mandatin në Serbi: Deputeti shqiptar takon presidentin Vuçiç

Pas tre muajsh e pesë herë përsëritje të votimit, Shaip Kamberi ka arritur të sigurojë ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Marketing

E pas certifikimit të rezultateve, Kamberi së pari u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, sipas tij, takimi ishte tërësisht formal.

Kërkesat e Kamberit ishin të orientuara në aspektin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shaip Kamberi do të jetë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ndërkohë shton se është duke punuar për arritjen e një koalicioni për të formuar grup parlamentar.

Që nga zgjedhjet parlamentare të tre prillit, Kamberi është duke luftuar për ulëse në Kuvend. Përsëritjet e shumta të votimit në Tërnoc të Bujanocit që erdhën për shkak të ankesave të partisë së udhëhiqet nga Ivica Daciq e prolonguan procesin e marrjes së mandatit të deputetit për Shaip Kamberin.