Kambovski: Ligji për PPS-në nuk është çështje e marrëveshjes politike

Sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike nuk është çështje e marrëveshjes politike, por një domosdoshmëri e imponuar me parimet themelore të shtetit bashkëkohor dhe të së drejtës.

Marketing

Nuk mund të ekzistojë shtet dhe sistem juridik efektiv me ndryshimin e vazhdueshëm të ligjeve, me falje të vazhdueshme, amnistimin e krimit dhe korrupsionit. Në këtë mënyrë nuk shkon shoqëria përpara, vlerëson akademiku Vllado Kambovski.

Pa hapjes së sesionit të pestë të Shkollës së Ohrit të së drejtës natyrore me temë “Sfidat në reformat e sistemit juridik, politik dhe të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Kambovski nënvizoi se ligji për Prokurorinë Publike, në të cilin duhet të futet edhe Prokuroria Publike Speciale edhe pse për 10 muaj e kanë përgatitur ekspertë, u reduktua në marrëveshjen politike midis deputetëve.

“Ligjin e përgatiti një grup ekspertësh i cili vazhdoi në vazhdimësi për 10 muaj dhe përnjëherë opinioni i ekspertëve është përjashtuar nga e gjithë kjo dhe mbetet në disa negociata jotransparente midis deputetëve. Ata nuk kanë të drejtë për këtë. Duhet ta dëgjojnë zërin e shkencës për atë se çfarë zgjidhjesh duhet të sillen. Është e gabuar teza se Kuvendi mund të bëjë çfarë të dëshirojë.

Kompetencat e Kuvendit janë të kufizuara. Nuk ka liri absolute që të sjellë çfarëdo ligjesh. Duhet të sjellë ligje të cilat i shprehin parimet kryesore të së drejtës bashkëkohore, të lirive dhe të drejtave të njeriut të pavarësisë së gjyqësisë. Tashmë janë ndërtuar kritere, të cilat u bënë pronë e përgjithshme e të gjithë botës së zhvilluar vlerëson”, Kambovski.

Sipas tij, politikanët duhet në mënyrë më radikale ta ndryshojnë kursin e politikës.
Nënvizoi se është humbur shumë kohë lidhur me sjelljen e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe theksoi se pret deri në shtator pushteti dhe opozita t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre.

Edhe akademiku, Taki Fiti vlerëson se problemi me Prokurorinë Publike Speciale duhet të zgjidhet, pasi është një prej kushteve për hapjen e negociatave për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Ai vlerëson se nëse institucionet janë të partizuara dhe nuk ka institucione cilësore, ata nuk munden të punojnë në mënyrë efikase.

Në hapjen e shkollës mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili foli për aktivitetet e Ministrisë resore lidhur me përmirësimin e sistemit arsimor në shtet. Midis tjerash Ademi u ndal edhe në përpunimin e ligjeve të reja në arsim.

Politikat, sipas ministrit, duhet të ndërtohen në të dhëna kredibile, si prej institucioneve vendore ashtu edhe prej të huajave.

“Të gjitha politikat tona duhet të bazohen në të dhëna kredibile dhe raporte prej institucioneve kredibile. Mjaft më me krijimin e politikave në bazë të perceptimit. Mjaft më me eksperimentimin me fëmijët tanë. Prandaj jo rrallë kemi krijuar edhe politika të krijuara mbi perceptimet”, tha Ademi.

Nënvizoi se ka hapësirë për përmirësimin e gjendjeve në arsim. “Arsimi është materie e gjallë, e cila gjithmonë duhet të zhvillohet t’u nënshtrohet ndryshimeve të caktuara duke i pasur parasysh trendet globale”, shtoi ministri Ademi.