Marrëveshja e Prespës është zgjidhje optimale që Maqedonia ka mundur ta arrijë si zgjidhje e kontestit për emrin, konsideron akademiku Vllado Kambovski, i cili sot së bashku me akademikun Vllado Popovski dhe Nano Ruzhin mbajti takim me gazetarët kushtuar pikërisht kësaj marrëveshje.
Në linjë të njëjtë me Kambovsin është edhe akademiku Popovski, i cili thotë se “nuk mund të kishte marrëveshje më të mirë” dhe se është iluzion nëse thotë se do të arrihej marrëveshje më e mirë për këtë.
Kambovski tha se ky nuk është qëndrim zyrtar i ASHAM-it, por se këto janë disa pikë-vështrime shkencore të akademikëve nga Qendra për hulumtime strategjike të Akademisë.