Kamçev i arsyetohet Canoskit: Jam i afërt me Mijallkovin, por Gruevski po e rrënon “Kosmosin”

Me dëshminë e Sefer Cakosnkit, djalit të biznesmenit Fijat Canoski, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër prishjes së kompleksit banesor “Kosmos” në vitin 2011, me urdhër të ish kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski.

Marketing

“Në prill, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentaren ë vitin 2011, lejen për ndërtimin e kompleksit banesor “Kosmos”, pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e ka tërhequr lejen për ndërtim të objektit, i cili vetëm se ka qenë i ndërtuar, pasi që babai im doli nga koalicioni me Nikolla Gruevskin”, dëshmoi Canoski.

Pasi fitoi Gruevski, menjëherë Canoskit i është dhënë vendimi që ta largojë vetë ndërtimin, gjegjësisht vetë ta prish.
Më 1 gusht, përpara Ilindenit, ekipet me makineri filluan t’i bëjnë përgatitjet për prishje.

“Fqiu im i parë ishte Orce Kamçev. E luta që të mos shkojnë me skenarin më të zi. Pas disa ditësh mora përgjigje nga Orce se ai është i afërt me Sasho Mijallkovin, por se ai nuk ka pikëtakim me këtë lëndë dhe se këtë punë e koordinon drejtpërdrejt kryeministri Nikolla Gruevski”, dëshmoi Sefer Canoski.