Kamçev kërkon që t’i kthehen 1.5 milionë euro

Biznesmeni Orce Kamçev i kërkon paratë që ka dhënë për të shpëtuar nga rasti “Perandoria”. Bëhet fjalë për 1.5 milionë euro aq sa pretendohej se ka qenë i dëmtuar në rastin “Reket”.

Marketing

Kamçev paditi Qeverinë, Prokurorinë, Janevën dhe Boki 13. Në seancën e parë përgatitore në Gjykatën Civile të Shkupit përmes avokatit, Kamçev hoqi dorë nga paratë që duhej t’ia kthente Zoran Milevski-Kiçeec.

Kamçev sot nuk erdhi në gjykatë, e as tre të dënuarit për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13, ish-kryetarja e PSP-së Katica Janeva, as Kiçeec.

Pas hapjes së hetimit nga PSP-ja për rastin “Perandoria” në vitin 2018, Kamçev, në vitin e ardhshëm 2019 i ka dhënë ryshfet prej 1.5 milionë euro Bokit 13 për të ndikuar te kryeprokurorja e atëhershme e PSP-së, Katica Janeva që ta ndërpresë procedurën ndaj tij. Hetimi për rastin “Perandoria” është aktiv edhe sot e kësaj dite, ndërsa Kamçev në këtë rast ka statusin e të dyshuarit. Biznesmeni gjykohet për pastrim parash për rastin “Parcelat në Vodno”, për të cilin muajin e kaluar u lirua nga paraburgimi 10 muajsh me garanci prej afër 11 milionë euro.

Marketing