Kamçev nuk i pranon “bombat”: Janë të montuara !

Biznesmeni Orce Kamçev sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për rastin “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Ljube Boshkovskit në vitin 2011, transmeton Zhurnal.

Marketing

Në këtë rast një nga të akuzuarit është edhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov. Mijallkov dhe Kamçev u takuan në korridorin e gjykatës por nuk u përshëndetën. Nuk u takuan as në seancë sepse Mijallkov nuk kishte pyetje për të.

Kamçev në pyetjen e Prokurorit Ljubomir Lape se si ndjehet, tha se ndjehet shumë mirë dhe i relaksuar.

Në pyetjen nëse e di se çfarë ka ndodhur më 6 qershor të 2011tës dhe a e di se pse është thirur, ai nuk zbuloi shumë detaje:

“E di atë që të gjithë e pamë në televizion. Një person i caktuar ka pranuar rryshfyet për të ndryshuar emrin dhe është dashur të arrestohet. Nuk jam as prokuror as gjykatës”, tha Kamçev.

Në atë nëse ka biseduar atë ditë në telefon dhe a ka folur rreth këtij rasti Kamçev tha se atë ditë ka folur me qindra njerëz, mes të cilëve edhe me Olivera Trajkovsën. Kamçev tha se ka biseduar edhe për rastin në fjalë.

“Po kam folur me shumë njerëz për këtë, me siguri edhe ju keni biseduar, edhe gjykatësja. Nuk është e ndaluar të flitet për krim”, tha Kamçev.

Sa i përket bombave të prezantuara, Kamçev nuk i pranon ato bomba dhe thotë se ato bomba për të janë të montuara dhe jo autentike.