Ai i ka miliona borxhe shtetit, përmes transaksioneve të dyshimta, që ka dëmtuar buxhetin shtetëror. Ky është Orce Kamçev, biznesmeni nga Shkupi i dyshuari kryesor në rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale, i cili për ti ikur akuzës ai kishte hyrë në pazare me njerëz të afërt të kryeprokurores speciale, Katica Janeva, por edhe komunikime direkte me te. përcjellë INA.
Kamçev si i ngarkuari kryesor dyshohet për pastrim parash edhe ate të miliona eurove. Në lëndën “Perandoria” ai siç thuhet nga dëmtuar buxhetin e shtetit për 6 milionë euro dhe se kanë pastruar pothuajse 11 milionë euro përmes “of-shore” kompanive. Dyshimet janë edhe për shuma të tjera shumëmilionëshe.
Për të siguruar shmangien e emrit të tij nga lënda “Perandoria”, Kamçev kishte ofruar 8 milionë euro, ndërsa 1.5 milionë euro i kishte dhënë si kësti i parë, duke arritur që të bëj pazaret e para dhe rezultatet pasi që ai kishte siguruar mbrojtjen në liri dhe kthimin e pasaportës. Por ky rast shpërtheu si skandal i rëndë i quajtur “Reket”, i cili u lajmërua në Prokurorinë e Përgjithshme direkt nga kryeministri Zoran Zaev. Në rastin në fjalë protagonistët kryesor ishin shoumeni Boki13 dhe biznesmeni Kiçeec. Ata kishin marrë paratë e para nga Kamçev dhe po negocionin më tej, duke i siguruar se gjithçka po merrej vesh me Katica Janevën dhe se për këtë ishte në dijeni edhe kryeministri Zaev.