Nuk pranojmë një zgjidhje e cila e ka termin Maqedoni dhe nëse vjen koha që të ndahen rrugët tona, ato do të ndahen, tha kryetari i Grekëve të Pavarur, ministri i Mbrojtjes dhe partnerit të koalicionit në qeverinë greke Panos Kamenos, në seancën e ligjit për shfuqizimin e dispozitave për shkurtimin e pensioneve.
Ai foli për Marrëveshjen e Prespës, për të cilën tha se është e vdekur, i përmendi deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë, por edhe për bashkëpunimin me SYRIZA-n, raportoi korrrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Marrëveshja e Prespës është e vdekur. E vdekur sepse vetë zoti Zev edhe përkundër përpjekjeve nga pala greke që të gjendet zgjidhje, me deklaratat e tilla të vazhdueshme, e mohoi vetë marrëveshjen. Vetëm nëse nuk ka bërë marrëveshje tjetër, nën tavolinë me Koxiasin. Kjo duhet thënë qartë. Por, ne nuk jemi në dijeni për një marrëveshje të tillë”, tha partneri i koalicionit në Qeverinë greke, duke folur në parlament.
Kamenos e konfirmoi pozicionin se nuk do të votojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe do ta braktisë qeverinë.
“Nëse qeveria në Shkup vazhdon me politikën që vijon sot, respektivisht të flasë për politikë që përfshin kombësi maqedonase apo gjuhë maqedonase dhe duke shkuar edhe më tej, nëse flitet për pakicë maqedonase në vend, kjo marrëveshje nuk mund të vijë asnjëherë, në asnjë qeveri për votim në Parlamentin grek. Por nëse, për çfarëdo lloj arsye vjen në parlamentin e Greqisë, atëherë qartë deklaroi se Grekët e Pavarur do të largohen nga qeveria dhe nga shumica qeveritare”, tha Kamenos.