A ka njerëz me zemër të madhe në këtë botë? Sigurisht që po, ndryshe nuk do të kishte shpresë. Ishte tetori i këtij viti kur shkruajtëm për historinë KETU e një djali italian që e gjeti veten nga kamerier në Francë te avioni që e priste për në Angli, ku do të niste periudhën e provës me Leicester. E gjitha, dhuratë e ish-presidentit Vichai, që humbi jetën tragjikisht pak kohë më parë, teksa helikopteri i tij humbi kontrollin dhe u përplas në tokë pas ndeshjes Leicester-West Ham.
Quhet Davide Lorenzo dhe është 24 vjeç. Ishte dëshmitari i fundit që mundi të shihte “Khun” Vichain, ish-padronin e “dhelprave”. Një shpërthim dhe ndarje nga jeta që shënoi historinë e Leicesterit dhe futbollit anglez, në një tragjedi të madhe.
Por, përralla e Davides, i cili e gjeti veten në Premier, ka një fund të bukur. Pas një periudhe të gjatë prove, ka firmosur kontratën e parë si profesionist, pasi tregoi vlerat e tij. Tani nis një tjetër kapitull.
Një përrallë e vërtetë, ashtu si ajo e Vardyt dhe Ranierit. Kjo e Davides, megjithatë, duhet ende të shkruhet.