Kamioni ushtarak kalon postbllokun, shkel nëntë automjete para se të ndalohet pranë bazës britanike

Një shofer me një kamion ushtarak që zotëronte privatisht ka marrë përpara dje të paktën nëntë automjete në qytezën Somerset në perëndim të Britanisë, pranë një baze ushtarake ajrore.

Policia u thirr nga qytetarë të tmerruar në Taunton, pas raportimeve se shoferi fillimisht kishte kërcënuar një rezident aty.

Kur oficerët erdhën, i dyshuari 41-vjeçar mori kamionin e tij të madh ushtarak dhe dëmtoi katër makina policie që kërkonin ta ndalonin.

Marketing

Burri u arrestua më vonë dhe nuk u raportuan plagosje nga palët.

Nuk dihet nëse ai i rezistoi arrestimit apo u bind prej oficerëve, por këta të fundit thanë se pritet te akuzohet për kërcënim, mosbindje  e tentativë vrasjeje.

Me mjetin e tij gjigant drejtuesi kishte kaluar mbi një ndalesë rrugore, mbi një nga automjetet e parkuara dhe një tabelë trafiku.

Burri mbetet në paraburgim.