Kammenos do të jep dorëheqje nëse Kuvendi i Maqedonisë miraton Marrëveshjen e Prespës

Partneri i koalicionit në Qeverinë e Greqisë, ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i “Grekëve të pavarur”, Panos Kammenos, nuk do të pres që Marrëveshja e Prespës të arrijë në Kuvendin e Greqisë, por menjëherë kur të mbarojnë procedurat në Kuvendin e Maqedonisë, do të jep dorëheqje dhe do të dalë nga Qeveria.

Marketing

“Nëse vazhdon të votohet Marrëveshja e Prespës nga ana e IRJM-së, unë do të jap dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, duke marrë gjithë peshën e kësaj përgjegjësie. Do të dal nga Qeveria”, tha Kammenos nga qyteti grek Larisa në fjalimin e tij në shtabin e forcave ajrore dhe sqaroi se si shef politik i armatës është i obliguar të ndërmarrë përgjegjësi për çështjet kombëtare.

Deri tash, qëndrimi i Kammensoit ishte se do të dalë nga Qeveria, nëse Marrëveshja e Prespës do të arrijë për ratifikim në Kuvendin e Greqisë, dhe jo pasi të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë.
Në pyetje të gazetarëve, Kammenosi i komentoi edhe deklaratat e fundi të politikanëve nga Maqedonia.

“Më vjen mirë për këto provokime, sepse ato janë pikërisht natyra e udhëheqjes së IRJM-së. Deklaratat e tyre të vazhdueshme, irredentiste provokuese konfirmojnë at që thamë dhe se nuk mund të mbulohen me një marrëveshje”, tha Kammenos.