Fytyrat e fëmijëve mes pluhurit dhe mbeturinave të shoqërojnë kudo në kampin Al-Hawl. Përreth tyre, gra dhe vajza që bartin ushqimet e paketuara dhe tentojnë të pastrojnë mes çadrave. Janë me mijëra në Al Hawl.
Më shumë se një kamp, është një burg gjigant ku familjarët e ushtarëve të ISIS të kapur rob, janë të izoluar dhe të detyruar të jetojnë në çadra.
Ekipi i gazetarëve të A2 gjithashtu takoi edhe një grua shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila u prezantua si Revajete Shahini, ajo u bën thirrje autoriteteve në Shkup që ta ndihmojnë të kthehet në shtëpi.