Kampionati Evropian 2020, pullë postare për nder të futbollistëve të RMV-së

Me rastin e paraqitjes historike të futbollistëve të RMV-së në Kampionatin Evopian të Futbollit 2020, Posta e RMV-së ka përgatitur një pullë speciale postare për ta. Pulla postare është gjest falënderimi për futbollistët dhe për gëzimin që iu ofruan të gjithëve me hyrjen e tyre në Kampionatin Europian.

Marketing

“Kjo pullë i referohet performancës së RMV-së në Kampionatin Europian, në vendin ku duhet të jemi të gjithë ne, por lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit ishin të parët që hynë në Europë. Me këtë promovim të pullës postare duam t’i falënderojmë për atë që kanë bërë deri më tani, për gëzimin që kanë dhënë për të gjithë vendin.”,- tha drejtori i përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë Veriore” – Shkup, Jani Makraduli.

“Pulla e bukur postare që lidhet drejtpërdrejt me sportet, lidhet drejtpërdrejt me heronjtë tanë të sportit, legjendat tona që e meritojnë atë. Kjo periudhë tërësisht i kushtohet vetëm atyre, shteti dhe kombi merr frymë vetëm për ta.”,- tha drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski.

Në promovimin e pullës nuk ishin të pranishëm as trajneri i Kombëtares dhe as lojtarët, për shkak të protokolleve të rrepta nga ana e UEFA-s.

Marketing