Kampioni i Europës në karate bëhet nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët

Kampioni i Europës në karate, Berat Jakupi është zgjedhur nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët

Marketing

Lajmi e ka dhënë vet ai, duke dashur që përmes politikës t’a ndihmojë sportin.

“Të dashur miq dhe mbështetës

Me nderim dhe përulësi, dua t’ju njoftoj se sot kam marrë besimin për të shërbyer si Nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët. Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe për gjithë ekipin tonë, dhe jam thellësisht i përkushtuar për të punuar për të mirën e popullit tonë.

Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar besimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për të realizuar vizionin tonë për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për çdo shqiptar”, ka shkruar Jakupi.