Pas Sebastian Vettel, edhe kampioni i Formula 1 ka reaguar lidhur me garën në Rusi.
Rusia po kritikohet me të madhe nga të gjithë akterët e rëndësishëm, nëpër sfera të ndryshme të jetës.
Në Formula 1, kampioni Max Verstappen ka dhënë kritikat e tij së fundmi, duke thënë se nuk është e rrugës që të garohet në një vend të përfshirë në luftë.
“Kur një vend është i përfshirë në luftë, nuk është e rrugës të garohet atje”, ka thënë Verstappen i pyetur nëse do të marrë pjesën në Çmimin e Madh të Rusisë, përcjell lajmi.net.
Më herët gjatë kësaj dite u deklarua edhe Sebastian Vettel i Aston Martini.
Ai ka qenë më eksplicit duke thënë se qoftë e anuloi Formula 1 ose jo garën në Rusi, ai nuk do të marrë pjesë atje.
Përveç në F1, edhe UEFA synon t’i heq Rusisë të drejtën e organizimit të finales së Champions League në futboll.