Mickoski: Integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet

“Integriteti territorial i Ukrainës, sikur i çdo vendi tjetër të pavarur, duhet të respektohet, ndërsa të gjitha qëndrimet e tjera në lidhje me këtë çështje duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike”.

Marketing

Këtë e tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në lidhje me sulmet ruse mbi Ukrainën.

Ai paralajmëroi gjithashtu se është e rëndësishme se si Maqedonia do të përballet me sfidat aktuale ekonomike dhe energjetike, cilat janë rezervat me të cilat disponon Maqedonia në kushtet e krizës së ardhshme. Ai pyeti “nëse qeveria do të vazhdojë me krimin dhe korrupsionin, si dhe shitjen e interesave kombëtare”.

“Puna e politikanëve është të vendosin paqen”, tha Mickoski, duke shtuar se politikanët duhet të ndërtojnë miqësi dhe t’i japin një shans diplomacisë.