Kanada pret 1 milionë emigrantë për tre vitet e ardhshme

Parlamenti kanadez ka bërë të ditur se ka në plan të pranojë 1 milion rezidentë të përhershëm për tre vitet e ardhshme.

Marketing

Kjo i bie që për çdo vit gjatë këtij afati kur do të pranohen këta emigrantë, Kanadasë do t’i shtohet popullsia 1përqind.

Gjatë vitit 2017 Kanada pranoi 286 mijë banorë rezidentë.

Këtë vit numri mund të shkojë në 350 mijë, në vitin 2020 360 mijë, dhe në vitin 2021 370 mijë, shkruan cnn.

Ndërkaq ministri i shtetit për Emigracion, refugjatë dhe shtetësi Ahmad Husein deklaroi se

“Falënderimi i madh për të gjithë historisë sonë, shkon për refugjatët. Kanadaja është zhvilluar në një vend të fortë dhe të gjallë që të gjithë ne gëzojmë”, tha Ahmed Hussen, ministër i emigracionit, refugjatëve dhe qytetarisë (IRCC) të Kanadasë.

Ky vend është ndër të pakta vende që mbron refugjatët.

Marketing