Kanadaja dhe Shqipëria marrëveshje reciproke për njohjen e Sigurimeve Shoqërore

Kanadaja dhe Shqipëria do të kenë njohje reciproke të Sigurimeve Shoqërore për qytetarëve që punojnë në të dy vendet.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Kanadaja ka përfunduar procedurat e brendshme për marrëveshjen.

Kreu i qeverisë shkruan se marrëveshja hyn në fuqi në datën 1 gusht duke iu dhënë të drejtën qytetarëve që të përfitojnë kontributet e tyre për pensionet.

Postimi i Ramës

Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.