Kanadaja do të sanksionojë kolonët izraelitë dhe udhëheqësit e Hamasit

Kanadaja do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë që nxisin dhunën në Bregun Perëndimor dhe do të vendosë sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit.

Marketing

Kështu tha të dielën ministrja e Jashtme e Kanadasë Melanie Joly, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën veprime të ngjashme javën e kaluar, shkruan The Guardian.

Në një intervistë me Korporatën Kanadeze të Transmetimeve të Dielën, Joly, e cila ka qenë në Ukrainë, tha se disa kolonë “do të sanksionohen” dhe “ne do të sjellim sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit”.

“Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të. Unë jam duke u siguruar që ndërsa jam në Ukrainë, puna po bëhet në Otava dhe mezi pres të bëj një njoftim së shpejti”, u shpreh ministrja kanadeze.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se po konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve “ekstremistë” në Bregun Perëndimor, raporton Reuters.