Kanadaja ia kërkon Kinës lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të arrestuar

Kanadaja e ka bërë kërkesën e parë zyrtare ndaj Kinës që t’i lirojë menjëherë dy qytetarë të cilët janë arrestuar si shenjë hakmarrjeje ndaj arrestimit të një udhëheqëseje kineze të kompanisë kineze, “Huawei”. Edhe SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë lëshuar deklarata mbështetëse për Kanadanë.

Marketing

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për arrestimin arbitrar të dy kanadezëve nga autoritetet kineze gjatë këtij muaji dhe kërkojmë që ata të lirohen menjëherë”, deklaroi ministrja e jashtme kanadeze, Chrystia Freeland. Përpos kësaj deklarate, Kanadaja e ka thirrur në raportim ambasadorin kinez dhe ia ka bërë të ditur kërkesën e tyre.

Udhëheqësja e lartë e kompanisë kineze ishte arrestuar më 1 dhjetor me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të shkeljes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Nëntë ditë më vonë, Kina e arrestoi një diplomat dhe një biznesmen kanadez. Ky veprim po vlerësohet si hakmarrje e Kinës për arrestimin e qytetares së saj nga Kanadaja, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.