Kanceri i gjirit, Maqedonia përballet me mungesën e terapive moderne

Numër i madh i pacientëve të prekur nga kanceri i gjirit, familjarë të viktimave nga kjo sëmundje si dhe qytetarë që japin mbështetje për to, vërshuan rrugët e kryeqytetit në shenjë solidarizimi dhe përkujtimi për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi këtë sëmundje malinje.

Marketing

Nga shoqata “Borka” e cila mbron pacientët e prekur nga kjo sëmundje kujtuan për kontrolle të rregullta dhe diagnostikim në kohë të kësaj sëmundjeje. Maqedonia përballet me mungesën e terapive moderne që ndodhen në listën pozitive, ndërkaq pacientët ankohen se muaj të tërë presin për caktimin e kontrolleve preventive.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se mendojnë për një mënyrë të re të caktimit të kontrolleve, ku pacientëve me sëmundje malinje të ju jepet formë e posaçme e prioritetit, ndërkaq paralajmëroi formimin e një Komisioni për listën pozitive të ilaçeve.

Ndryshe, tetori sipas Organizatës Botërore të Shëndetit shënon muajin e ndërgjegjësimit të popullatës për ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit. Sipas të dhënave të shoqatës “Borka” në Maqedoni nga viti në vit sa vjen e rritet numri i të prekurve nga kjo sëmundje.

Marketing