Para 11 vjetësh zbulova se kam karcinom të gjirit. E dija se duhet të jem e fortë që të përballoj këtë sfidë dhe të jem pozitive sepse ajo është forca që mban në jetë njerëzit. Stojna Dimova rrëfen ndodhinë e saj duke iu rekomanduar të gjitha grave që përballen me këtë sëmundje të jenë sa më pozitive.
“Në kohë e zbulova kancerin e gjirit, mora hemoterapinë dhe pata përfundim të mirë nga kjo sëmundje”, tha Stojna Dimova, qytetare.
Statistika tregon se të diagnostifikuar me kancer të gjirit ka 1200 persona prej të cilëve 1 për qind janë meshkuj. Ndërkohë shkalla e mortalitetit shënon 45 % apo 400 persona që humbin betejën nga kjo sëmundje.
“Po rritet numri i të prekurve po gjithashtu rritet edhe incidenca gjithkund në botë. Ajo për të cilën po mundohemi është të ndryshojmë statistikën e mortalitetit dhe të kemi sa më shumë storie të suksesshme”, Biba Dodeva, kryetare e shoqatës “Borka”.
Nga Ministria e Shëndetësisë paralajmëruar 8 mamaografë të rinj dhe mamograf aktual të servisuar. Do ketë edhe lirim të tërësishëm nga participimi për pacient me sëmundje malinje dhe poashtu është siguruar terapia e nevojshme për ta.
“Kemi pasur furnizim qendror me citstatikë për të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit, poashtu edhe terapi shtesë për karcinom me të avancuar me të cilin përballen 15 pacientë. Kemi kujdes që të përdorim terapi bashkëkohore, identike me vendet zhvilluara evropaine”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Duhet ngritur vetëdija për kancerin e gjirit,në botë mblidhen mjete për të parandaluar këtë sëmundje, deri më tani janë mbledhur mbi 2 milion dollarë për hulumtime dhe përkrahje të njerëzve që përballen me këtë sëmundje”, tha Kejt Mari Brnz, ambasadore e SHBA-së në RMV.
Gratë në kohë të bëjnë mamografinë, sepse vetëm diagnostifiki i hershëm shpëton jetën aplelojnë nga Shoqata Borka. Përpara rozë nënkupton fillimin e fushatës në muajin tetor për luftë kundër kancerit të gjirit.