Kanceri në qafën e mitrës vazhdon të kërcënojë shëndetin e grave.
Por tashmë të gjithë e dimë se kanceri i tillë mund të parandalohet përmes vaksinimit dhe trajtimit në kohë, por për një gjë të tillë duhen edukuar familjet se sa e rëndësishme është identifikimi në kohë I sëmundjes dhe vaksinimi I adoleshentëve.
Edhe vendi ynë u bë pjesë e fushatës “Ride4women” së mjekëve nga 6 hstete europiane qe me bicikletë kalojnë nëpër europë për të rritur vetëdijen e qytetarëve për këtë sëmundje.
“Ta dinë të gjithë grate se është e nevojshme që të shkojnë rregullisht në kontrolle me marrjen e strishës citologjike apo të bëjnë testin e HPV-së. Është e rëndësishme ta dinë se vaksina për mbrojtjen nga sëmundjet malinje , vajzat duhet ta pranojnë në moshën 12 vjeçare, kurse meshkujt në moshën 14 vjeçare”, u shpreh gjinekologu në klinikën për gjinekologji dhe akusheri Goran Dimitrov.
“Ne do të kalojmë nga Maqedonia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, Kroaci, Slloveni dhe pastaj do te kthehemi ne Austri. Qëllimi ynë është që të përcjellim mesazhin në mbarë Europën, që të ngritet vetdija për këtë lloj sëmundje”, theksoi mjeku nga Austria Maksimilian Dana.
Ministri Filipçe thotë qeveria është angazhuar në përmirësimin e mënyrës së vaksinimit.
“Kemi investuar mjete shtese për tu rritur buxheti për një tip të ri të vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës, ne vend të vaksinën dy valente tani ajo është katër valente, që do të thotë se nuk mbron vetëm nga shkaktarët e vërtetuar të kancerit, por edhe për lythat që janë beninj, pra në këtë mënyrë të parandalohen”, u shpreh ministri I shendetesise Venko Filipçe.
Fushata “Ride4uomen” është inicuar nga lidhja evropiane e gjinekologëve. Tashmë 6 vite ata bëjnë ture nëpër Evropë, e sivjet në të u përfshinë edhe 4 mjekë nga Maqedonia.