Kandidatët e mundshëm për lokalet! Partitë shqiptare kanë nisur kalkulimet me emra

Maqedonia e Veriut në vjeshtë do të mbajë zgjedhjet lokale. Partitë shqiptare tashmë kanë nisur me kalkulimet e emrave për kryetarë komunash. Gara më e nxehtë pritet te jetë në komunat si Struga, Kërçova, Tetova, Gostivari dhe Çairi.

Nga VLEN për komunën e Strugës kanë përmendur një biznesmen, që me gjasa bëhet fjalë për Mendi Qyrën por ky i fundit nuk e ka pohuar një gjë të tillë. Gjithashtu nga kjo parti si kandidatë të mundshëm shihen edhe emrat si Besnik Asani dhe Petrit Pollozhani.

Në Frontin Europian përfliten emrat si Jeton Shaqiri, Dashmir Nasufi dhe Faton Pollozhani, por këtu është edhe Ziadin Sela i cili mund të kandidajë.

Një garë e vështirë do të jetë edhe në Kërçovë pasi që deri më tani përmenden 3 kandidatë shqiptarë, ndërsa nuk përjashtohet edhe kandidati i katërt.

Tashmë zyrtarisht kandidaturën e tij e ka shpallur Shkodran Alili si kandidat i pavarur.
Kandidat nga VLEN përmenden emrat e Fatmir Limanit dhe Rexhep Eminin.
Kryetari aktual Fatmir Dehari deri tani nuk është deklaruar konkretisht, por ai synon edhe mandatin e katërt.

Në Gostivar si duket gara do të jetë mes katër kandidatëve shqiptarë.

Në BDI përmendet emri i Valdet Xhaferit, ndërsa si i pavarur ka gjasa të kandidohet ekonomisti Visar Ademi.
Nga VLEN ende nuk ka dalë ndonjë emër për këtë komunë, ndërsa ende nuk dihet nëse nga ASH do të kandidojë vet Taravari apo Valbon Limani.

Tetova, si çdoherë do të jetë garë e nxehtë.

Me shumë gjasa Bilall Kasami do të jetë kandidat i VLEN-it.
Nga Fronti Eurpian fliten emra si: Ilir Demiri, Faton Ahmeti ose Bajram Rexhepi.
Varësisht zhvillimeve politike, kandidatë mund të ketë edhe ASH e Taravarit

E në Çair tani për tani përfliten dy emra nga dy taborët.
Vlen sërish pritet të garojë me kryetarin aktual Visar Ganiun, ndërsa nga BDI me gjasa kandidatë do të jetë Bujar Osmani.

Gjithsesi këto emra dhe të tjerë priten të zyrtarizohen ditëve në vazhdim, ndërsa edhe partitë maqedonase VMRO dhe LSDM shumë shpejt pritet të dalin me emrat e kandidatëve./TV21

Marketing