Sot kandidatet per deputet nga zona 6, Florin Besimi dhe Bjaram Rexhepi, bashke me sekreterin sheteror ne ministrine e bujqesise z. Nefrus Çeliku realizuan takim me bujqit në një nga zonat bujqësore të komunës së Tetovës, ku shpalosëm disa nga prioritetet për zhvillimin e bujqësisë të parapara në programën zgjedhore 2020-2024.
Bujqësia paraqet një sektor të rëndësishm në zhvillimin e vendit, por edhe për zhvillimin e zonave rurale, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e mundësive për punësim, gjegjësisht krijimin e të ardhurave për familjet në vendbanimet rurale. Me zhvillimin e potencialit të këtij sektori në të ardhmen do të arrihet zëvendësim i importit me produkte bujqësore vendase, si dhe qasje e lirë në tregjet rajonale dhe atë të BE-së. Zhvillimi i bujqësisë do të mundësojë përmirësimin e të ardhurave kombëtare, hapjen e vendeve të reja të punës, rritje të prodhimtarisë bujqësore, rritje të fermave sipas standardeve moderne, rritje të numrit të kafshëve, përmirësimin e kushteve të bujqve dhe blegtorëve, përmirësimin dhe zhvillimin e industrisë agrare, si dhe rimëkëmbje të zonave rurale apo zhvillimin e fshatrave.
#PërKryeministrineParëShqiptar #Rretho9 ✅