Kandidatët për deputetë nga Gostivari vizituan ish deputetin, Adnan Jashari

Më të rinjët mund të mësojnë gjëra shumë të dobishme nga më të vjetrit. Këmbimi i  përvojave mes gjeneratave pa dyshim që sjell dobi. Të motivuar nga ky fakt, kandidatët për deputetë nga dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, z. Hasim Deari, zonj. Arta Bilalli – Zendeli dhe Vjollca Latifi Ademi sot vizituan në shtëpinë e tij ish deputetin dhe profesorin e nderuar, z. Adnan Jashari.

Marketing

Në një atmosferë shumë miqësore, u shtruan për diskutim platforma parazgjedhore e BDI-së dhe nisma e liderit Ahmetit për Kryeministrin e parë shqiptar në RMV. Profesor Jashari i cili ka dhënë kontribut permanent në përpilimin e platformës politike të BDI si dhe qindra ligjeve që avancuan shqiptarët, e vlerësoi shumë të rëndësishme idenë e liderit, Ali Ahmeti për zgjedhjen e një kuadri shqiptar në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kandidatët për deputetë nga dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, z. Hasim Deari, zonj. Arta Bilalli – Zendeli dhe Vjollca Latifi Ademi faliminderuan profesor Adnan Jashari për mikëpritjen e ngroht dhe gatishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të tyre në punën si përfaqësuesë të popullit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

 

 

Marketing